Java nis me shi dhe vranësira, ja si do të jetë moti deri të premten

Java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat do të jenë tipike për këtë periudhë, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.
E hënë
Dita do të nisë me mot të vranët, ndërsa vende-vende parashihen riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 10°C. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s.
E martë
Mot i vranët me intervale me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet ngricë.
Temperaturat minimale: 1–4°C, maksimalet: 5–9°C. Era nga verilindja, 1–7 m/s.
E mërkurë
Mot kryesisht i vranët, por me intervale më të shpeshta me diell.
Temperaturat minimale do të jenë 1–4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 9–12°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.
E enjte
Parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende.
Temperaturat minimale: 2–5°C, maksimalet: 8–12°C. Era nga verilindja, 1–7 m/s.
E premte
Java do të përmbyllet me mot të vranët dhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të jenë 3–5°C, ndërsa maksimalet 6–9°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Shpërndaj me të tjerët