Java nis me shi e borë, ja si do të jetë moti deri të premten

Java e ardhshme  do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vend.

Sipas parashikimeve, do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe borës.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi që pritet të jetë nga 1 deri në 8 metra në sekondë.

E hëna do të sjellë mot të vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 9 gradë. Era do të fryjë lehtë nga juglindja.

E marta parashihet të jetë më e ftohtë, me mot të vranët dhe reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 4 gradë Celsius. Era do të jetë nga verilindja, me intensitet mesatar.

E mërkura do të sjellë përmirësim të lehtë të motit, me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

E enjtja do të mbetet kryesisht e vranët, por me temperatura më të ulëta në mëngjes. Minimalet do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

E premtja do të mbyllë javën me mot të vranët dhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

 

Shpërndaj me të tjerët