Jehona e zërit tuaj, jam unë!

 

Të gjithë kandidatët në zgjedhje thonë se do të jenë “zëri i qytetarëve”. Por pyetja është: çfarë do të thotë në të vërtetë kjo?

 “ZË I QYTETARIT” është kur përfaqësuesi i Kuvendit Komunal ngre kërkesat, hallet, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve në seancat e Kuvendit.
Por ky zë nuk ka jehonë nëse mungojnë:

  • përgatitja profesionale dhe njohja e ligjeve,
  • kapaciteti i dijes dhe aftësia për t’i artikuluar qartë,
  • integriteti dhe besueshmëria,
  • guximi qytetar e intelektual.

Unë, Shefik Surdulli, kandidat i PDK-së për këshilltar komunal, i kam këto cilësi dhe jam gati t’ia jap jehonën zërit tuaj në Kuvendin Komunal.

Nuk premtoj fjalë boshe,  por angazhim të sinqertë.

Zëri juaj nuk do të shuhet, por do të dëgjohet fuqishëm, aty ku merren vendimet që prekin jetën tuaj të përditshme.

Më përkrahni me votën tuaj,  që zëri juaj të ketë jehonë dhe të sjellë ndryshim!

 

 

Shpërndaj me të tjerët