Juristi që befasoi me vota në zgjedhjet lokale, Fadil Ademi, zëri i ri i qytetarëve të Gjilanit

Fadil Ademi nga Gjilani, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka befasuar me rezultatin e arritur, duke marrë 740 vota dhe duke u renditur i dyti për nga numri i votave brenda subjektit të tij politik.
Ajo që e bën edhe më domethënëse këtë sukses është fakti se Ademi nuk mban asnjë funksion partiak, por e fitoi besimin përmes ndershmërisë, profesionalizmit dhe punës së përditshme me qytetarët.

I përfshirë në listën e kryetarit Alban Hyseni, ai ka arritur të sigurojë ulësen e asamblistit komunal, duke e dëshmuar saktësinë e vendimit për ta përfshirë në garë.

Ademi arriti të sigurojë ulësen në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke dëshmuar se përfaqësimi i ndershëm dhe puna e palodhshme shpërblehen.

Me profesion jurist, i diplomuar në Masterin Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës, ai që nga viti 2018 është pjesë e Drejtorisë Komunale të Administratës në sektorin e Gjendjes Civile.
Gjatë dy viteve të fundit, ka ushtruar detyrën e shefit të Gjendjes Civile në cilësinë e U.D. të shefit, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përgjegjësi në menaxhimin e këtij sektori.
I përkushtuar në detyrë, i respektuar nga qytetarët dhe kolegët, Ademi njihet për qasje të drejtë, korrekte dhe humane në çdo rast.

Në rininë e tij, ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm publik, duke fituar respektin e shumë qytetarëve që e njohin nga afër.
Me qëndrim të prerë, karakter modest dhe mendim të pjekur politik, ai shihet si një figurë e re premtuese në jetën publike të Gjilanit.

Në Kuvendin Komunal, Ademi pritet të jetë zë i fuqishëm dhe i drejtë në mbrojtje të interesave qytetare, duke reflektuar me dinjitet besimin që i është dhënë.
Ai përfaqëson brezin e ri të profesionistëve të angazhuar për një administratë më të hapur, transparente dhe në shërbim të njerëzve.

 

Shpërndaj me të tjerët