Në fshatin Roganë të Kamenicës ka nisur më 13 korrik Turneu Tradicional i futbollit të vogël “Rogana 2025”, një ndër ngjarjet më të mëdha sportive në këtë rajon, i cili mbahet çdo vit për nder të dëshmorëve të kombit, Selver dhe Emin Kryeziu.
Turneu zhvillohet me sistemin e lojës 5+1 dhe 4 rezervë, ku secili ekip përbëhet nga 10 lojtarë gjithsej. Në këtë edicion po marrin pjesë 32 ekipe nga gjithë Kosova dhe Lugina e Preshevës, me numër të kufizuar për të ruajtur nivelin dhe intensitetin garues.
Falë mbështetjes së Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Kamenicës, çmimi për finalistët është paraparë të jetë rekord, duke e bërë këtë edicion edhe më atraktiv. Përveç shpërblimeve për dy ekipet më të mira, do të ndahen edhe çmime individuale për: lojtarin më të mirë të turnout, portierin më të mire dhe golashënuesin më të mirë
Çdo ekip do të ketë mundësinë të luajë të paktën tri ndeshje në fazën e grupeve, duke garantuar përfshirje dhe konkurrencë për të gjithë pjesëmarrësit.
Organizatorët nga Këshilli i Fshatit Roganë presin një atmosferë të jashtëzakonshme këtë vit, me pjesëmarrje të madhe të publikut dhe një nivel të lartë të garës sportive.