Ka ndërruar jetë mësimdhënësi i ekonomisë, Murat Reshat Ramadani. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi mortor.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarë, miq dhe dashamirë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Murat Reshat Ramadani.”
Varrimi do të bëhet nesër (të dielën), pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit, ndërsa nisja e kufomës bëhet nga Xhamia e Vogël.
Të pamet mbahen në Restorant ‘Luli’, duke filluar nga e hëna, dhe zgjasin tri ditë.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.
Të pikëlluar: Familja Ramadani

