Ka ndërruar jetë prof. Rafet Bajrami nga Gjilani

Ka ndërruar jetë prof. Rafet Bajrami nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare veprimtari dhe aktivist  i çështjes kombëtare, i burgosur politik dhe profesori në pension Rafet Bajrami nga Gjilani.

I ndjeri ka qenë punëtor shumëvjeçar në Korporatën Energjetike (KEK) në Gjilan, si dhe ka punuar si mësmdhënës i Gjuhës Shqipe.

Prof Rafeti me prejardhje nga Llashtica ishte personalitet me respekt në Gjilan dhe rrethinë.

Lajmin për ndarjen e jetës e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimit mortor: 

Njoftim mortor

Të dashur familjarë dhe miq,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 24.11.2025 , ka ndërruar jetë babai, gjyshi dhe vëllai ynë, prof. Rafet Rashit Bajrami (1940–2025) .

Për ditë dhe ditë e varrimit do t’ju informojmë me kohë.

 

Shpërndaj me të tjerët