Erina Sherifi, kampione ballkanike në karate nga KK AS Gjilani, do të garojë në turneun ndërkombëtar “Basel Open Masters 2025” në Zvicër për kategorinë kadete -54 kg, që mbahet më 31 gusht në Bazel.
Ajo do të shoqërohet nga trajneri i saj Alban Beqiri, i cili ka theksuar se gara është jashtëzakonisht e fortë dhe konkurrenca ndërkombëtare është intensive. Për herë të parë, Erina dhe ekipi i saj do të përfaqësojnë vendin në një event prestigjioz ndërkombëtar.
Ky udhëtim dhe pjesëmarrje në garë janë mundësuar falë mbështetjes së disa partnerëve: ORL Clinic Daris, Sevi-Voca Kqiku nga Gjermania, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gjilan dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.
Kjo mbështetje tregon rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit lokal për zhvillimin dhe promovimin e sportistëve të rinj.