Kejsan Mavriqi, talenti nga Kamenica që i bashkohet Dritës

 

Drita ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në radhët e saj,  talentin e ri dhe premtues nga Kamenica, Kejsan Mavriqi. Nga sezoni i ri, vetëm 16-vjeçari do të mbajë ngjyrat bardh e kaltër, duke u cilësuar si një nga lojtarët më të talentuar të volejbollit kosovar në moshën e tij.

Në sezonin e kaluar, Kejsi ishte pjesë e skuadrës së Feniksit dhe luan në pozitën e pranuesit, ku ka spikatur me teknikën dhe energjinë e tij.

Vetëm pak ditë më parë, Drita kishte afruar edhe volejbollistin e spikatur nga Shqipëria, Mario Lugaj, ndërsa para tij u bashkua edhe Erind Qalaj nga KV Luboteni i Ferizajt.

Me këto afrime cilësore, bardh e kaltërit po tregojnë se kanë ambicie serioze për të luftuar për kreun e tabelës në sezonin e ri.

 

Shpërndaj me të tjerët