Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ditët e pushimit zyrtar.
Të nderuar/a nëpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës,
Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, njoftojmë se, me rastin e festave të fundvitit, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi zyrtar do të jenë:
- E enjte, 25 dhjetor 2025 – Krishtlindjet Katolike
- E enjte, 01 janar 2026 – Viti i Ri
- E premte, 02 janar 2026 – Viti i Ri
- E mërkurë, 07 janar 2026 – Krishtlindjet Ortodokse
Urime festat e fundvitit, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

