KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Komandanti i KFOR-it Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Komandanti i KFOR-it Turk ka realizuar një vizitë zyrtare në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, me fokus të veçantë në Shërbimin e Gjinekologjisë, një nga shërbimet kyçe të këtij institucioni shëndetësor.

Gjatë vizitës u theksua roli i rëndësishëm që Shërbimi i Gjinekologjisë luan në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të grave, duke ofruar kujdes mjekësor për një numër të madh pacientesh çdo vit.

Ky shërbim mbetet jetik për komunitetin dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur nevojat në rritje.

Për të garantuar shërbime cilësore, të sigurta dhe në përputhje me standardet bashkëkohore mjekësore, u vlerësua se ekziston nevoja për përmirësime në infrastrukturë, pajisje shtesë mjekësore dhe materiale të domosdoshme për punë të përditshme.

Mbështetja e KFOR-it Turk, veçanërisht në formën e donacioneve, pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe në përfitim të drejtpërdrejtë të pacienteve që trajtohen në Shërbimin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

 

Shpërndaj me të tjerët