Skuadra e Kikës nuk arriti të marrë fitoren në ndeshjen kundër Istogut, në kuadër të javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Ndeshja në Hogosht përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa golin e vetëm për Kikën e shënoi Art Ramadani.
Pas pesë javësh, Kika pozicionohet në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit, me dy fitore, dy disfata dhe një barazim, duke arkëtuar gjithsej 7 pikë.