Skuadra e Kikës nga Hogoshti ka arritur një fitore të rëndësishme në Prishtinë, duke mposhtur 2 Korrikun me rezultat 2:0. Golat u shënuan nga Salih Kosumi dhe Art Ramadani.
Ky triumf vjen pas dy humbjeve të mëparshme ndaj Vushtrrisë dhe Feronikelti 74 dhe i jep motivim të madh ekipit të trajnerit Sallah Sherifi për ndeshjet e ardhshme.
Pas katër xhirove në Ligën e Parë të Kosovës, Kika ka dy fitore dhe dy humbje. Javën e pestë, skuadra do të jetë nikoqire e Istogut.