Kika ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e sivjetëm në Ligën e Parë të Kosovës, duke shënuar fitore si vendas ndaj një kundërshtari të fortë, KEK-ut nga Obiliqi, me rezultat 2:0.
Golin e parë për ekipin hogoshtas e realizoi Harbin Reçica, ndërsa të dytin nga pika e bardhë e shënoi Salih Kosumi.
Kjo është fitorja e parë nën drejtimin e trajnerit Sallah Sherifi. Siç dihet, Kika këtë edicion ka bërë një riorganizim të rëndësishëm duke angazhuar lojtarë të rinj e me përvojë, si dhe duke rikthyer në bankinë strategun gjilanas Sherifi.
Në ndeshjen e radhës, Kikën e pret një udhëtim i vështirë në Vushtrri, ku do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive.