KF Kika nga Hogoshti ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Klubi ka arritur marrëveshje huazimi me SC Gjilani për sulmuesin Lazim Krasniqi, i cili pritet të shtojë cilësi dhe dinamizëm në repartin ofensiv.
Krasniqi njihet për shpejtësinë dhe saktësinë e tij para portës, dhe do të jetë një armë shtesë për Kikën në ndeshjet e ardhshme. Më herët, skuadra ishte përforcuar edhe me mesfushorin energjik Arbër Mustafa, një tjetër prurje e rëndësishme për mesin e fushës.
Kika tashmë ka nisur përgatitjet intensive dhe është në fazën e ndeshjeve kontrolluese. Pas fitores ndaj Tefik Çangës, klubi nga Hogoshti do të përballet këtë fundjavë me FC Prizrenin, në një tjetër test para sezonit të ri.