Klubi futbollistik Kika nga Hogoshti ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin Sallah Sherifi, i cili do të udhëheq skuadrën në sezonin e ri.
Në të njëjtën kohë, klubi ka njoftuar edhe dy përforcime në repartin e mesfushës: Salih Kosumi, një lojtar me përvojë të madhe, dhe Odi Mehmeti, talenti i ri nga SC Gjilani.
“Me përvojën dhe përkushtimin e tij, jemi të bindur se z. Sherifi do të sjellë sukses dhe zhvillim për klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Sa i përket përforcimeve, Kika i ka uruar rikthim të suksesshëm Salih Kosumit, ndërsa për Odi Mehmetin kanë theksuar se spikat për qetësinë në lojë, inteligjencën taktike dhe shpërndarjen e saktë të topit, pavarësisht moshës së re.