Plakja është e pashmangshme, por e dini se një pjesë e trupit tuaj “plaket” më shpejt se pjesa tjetër?
Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, koha nuk ecën njësoj kudo, ajo ndryshon në varësi të fushës gravitacionale dhe lartësisë ku ndodheni.
Studime të Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST) në SHBA tregojnë se edhe një ndryshim i vogël prej 30 centimetrash mjafton që koha të ecë më ndryshe.
Me orë atomike ultra të sakta, shkencëtarët vunë re se ora e vendosur më lart “ecën” pak më shpejt sesa ajo më poshtë, pasi është nën më pak ndikim gravitacional.
Kjo do të thotë se koka juaj, e cila është gjithmonë mbi këmbët tuaja, plaket një fije më shpejt, ndonëse ndryshimi është kaq i vogël (nanosekonda në dekada të tëra) sa nuk është i dukshëm për syrin e njeriut.
Pra, kokën tuaj mund ta quani teknikisht pjesën “më të vjetër” të trupit.