Klubi Futbollistik “STUDENTI” feston 50-vjetorin e themelimit

 

Manifestim solemn më 26 korrik 2025

Klubi Futbollistik “STUDENTI” nga Dobërqani do të festojë 50-vjetorin e themelimit të tij më 26 korrik 2025 (e shtunë), duke shënuar kështu një gjysmë shekulli histori, pasioni dhe përkushtimi sportiv.

Përgatitjet në fazën finale

Organizatorët tashmë janë në përgatitjet përfundimtare për manifestimin solemn, që do të përfshijë një program festiv për nder të këtij jubileu. Gjatë këtyre pesë dekadave, klubi ka kaluar sfida, suksese dhe momente të paharruara, duke mbetur gjithmonë i lidhur ngushtë me komunitetin.

Ftesë për video-urime

Për të gjithë ish-lojtarët, tifozët apo dashamirët e klubit që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht, organizatorët bëjnë thirrje të dërgoni një video urimi 10–15 sekonda, që do të shfaqet gjatë festës për të ndarë kujtime dhe urime me të gjithë të pranishmit.

Rindërtimi i stadiumit, si dhuratë për 50-vjetorin

Në kuadër të këtij jubileu, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për rindërtimin e stadiumit të klubit, mes Komunës së Gjilanit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës,  një investim i rëndësishëm për të ardhmen sportive të klubit dhe komunitetit.

Të ftuarit e nderit

Në këtë festë do të marrin pjesë themeluesit e klubit, ish-futbollistë, donatorë, përfaqësues të institucioneve, përfshirë kryetarin e Komunës së Gjilanit, kryetarin e FFK-së, përfaqësues të mediave dhe klubeve të futbollit nga e gjithë Anamorava.

 

 

Shpërndaj me të tjerët