Klubi i Karatesë AS Gjilan rrëmben 8 medalje në Tetovë

 

Karateistët e KK AS Gjilan u kthyen me tetë medalje nga turneu ndërkombëtar “Golden Cup” 2025, i zhvilluar dje në Tetovë, Maqedoni e Veriut.

Sipas trajnerit të ekipit gjilanas, Alban Beqiri, garuesit fituan gjithsej tetë medalje: një e artë, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Beqiri e vlerësoi turneun si shumë konkurrues dhe produktiv, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së përkushtuar dhe përgatitjes së mirë të ekipit.

 

Shpërndaj me të tjerët