Kolonat e gjata që formohen çdo ditë në udhëkryqin e rrugës qarkore, në drejtim të Prishtinës, janë bërë të padurueshme për shoferët dhe banorët. Situata është e lodhshme dhe neveritëse, ndërsa nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga organet përgjegjëse të Komunës së Gjilanit.
Aktualisht, kolonat e mëdha shtrihen nga fshati Pasjaku, veçanërisht në hyrje të Gjilanit, nga rruga e Gllamës, nga automjetet që vijnë nga Kamencia, Bujanoci dhe nga lagjet e fshatrat e Gjilanit për rreth kësaj rruge, si dhe nga tregu i veturave. Më pak ngarkesë vërehet nga rruga që del nga qendra e qytetit.
Një rrethrrotullim, semaforë, urë apo një zgjidhje tjetër inxhinierike do të lehtësonte ndjeshëm komunikacionin.
Ky problem përsëritet pothuajse çdo orë dhe çdo ditë, duke e bërë të domosdoshme që zgjidhja të mos vonohet më.