Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët ishin të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët për angazhimin dhe kontributin e tyre në operacionin e zhvilluar në zonën e Klosit, duke i përgëzuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe përfundimin me sukses të misionit, pavarësisht kushteve të vështira dhe temperaturave të ulëta dimërore.

Në shenjë vlerësimi për punën e bërë, Gjenerallejtënant Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar me medaljen “Shërbim Vetëmohues”, ndërsa njësia në tërësi u nderua me mirënjohje institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke dëshmuar vazhdimisht ngritje të kapaciteteve dhe nivel të lartë profesionalizmi, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

 

Shpërndaj me të tjerët