Komuna e Gjilanit bën thirrje për kujdes dhe shmangie të disa rrugëve

 

Sot, gjatë gjithë ditës, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të shmangur dëmet nga reshjet e shiut, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente.

Reshjet e intensitetit të lartë në Komunën e Gjilanit kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi në disa zona është rritur niveli i ujit dhe ka rrezik nga dalja e lumenjve.

Po ashtu, drejtoria kërkon që të evitohen rrugët: Malishevë – Gjilan dhe anasjelltas, Livoçi i Poshtëm dhe Livoçi i Epërm,  Rruga qarkore,  Rruga “Enver Miftari”.

Të gjitha zonat ku niveli i ujit është rritur përreth lumenjve Qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugët alternative derisa situata të stabilizohet.

Për çdo rast emergjent, Komuna e Gjilanit u bën thirrje qytetarëve të kontaktojnë Qendrën 112.

 

Shpërndaj me të tjerët