Komuna e Gjilanit, mban këto aktivitete për “Epopenë e UÇK-së”

Komuna e Gjilanit, mban këto aktivitete për “Epopenë e UÇK-së”

Për nder të shënimit të ditëve të lavdishme të “Epopesë së UÇK-së”, Komuna e Gjilanit, mban disa aktivitete më 5, 6 dhe 7 mars.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se

Epopeja e UÇK-së është kujtesë, nderim dhe përulje para sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

Ai tregoi se në këto ditë të shënuara të 5, 6 dhe 7 marsit, bashkë kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë.

I pari i Gjilanit, theksoi se lavdia e tyre është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen e Republikës tonë.

“Ftoj qytetarët e Gjilanit të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore sipas agjendës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Alban Hyseni.

 

Shpërndaj me të tjerët