Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është mbajtur Konferenca e shtatë e Morbiditetit dhe Mortalitetit, e organizuar nga Komiteti për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore, nën udhëheqjen e Dr. Ramadan Halimit.
Gjatë konferencës u diskutuan katër tema profesionale nga repartet e Sëmundjeve të Zemrës, Neurologjisë dhe Emergjencës, me fokus në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Drejtori ekzekutiv i spitalit, Dr. Afrim Cana, përgëzoi organizatorët dhe theksoi se përkrahja për aktivitete të tilla do të jetë e vazhdueshme, me qëllim rritjen e sigurisë dhe standardeve të kujdesit shëndetësor.
Morbiditeti dhe mortaliteti janë tregues kyç për vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Konferenca e shtatë e Morbiditetit dhe Mortalitetit mbahet në Spitalin e Gjilanit
