Sot, më datë 20 nëntor 2025, në qytetin e Gjilanit, në zonën e Tregut, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist dhe në një lokacion të lidhur me një person fizik.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe konfiskuar mallrat e dyshuara pa dokumentacion:
– 57 kg duhan i grirë, i destinuar për shitje të kundërligjshme;
– 32,600 copë filtera cigareje;
– 6 kuti (200 copë secila), gjithsej 1,200 copë cigare HEETS Terea;
– 63 kuti (200 copë secila), gjithsej 12,600 copë cigare të ndryshme të markave të ndryshme.
Mallrat janë sekuestruar në procedurë të rregullt doganore, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë kompetente për përcaktimin e përgjegjësisë dhe masave të mëtejshme sipas legjislacionit në fuqi.
Dogana e Kosovës do të vazhdoj me aktivitete të tilla, me qëllim të parandalimit të kontrabandës, mbrojtjes së tregut të brendshëm dhe garantimit të konkurrencës së ndershme.

