Burim Korqa vlerëson lart Jeton Rexhepin: Gjilani fiton një profesionist dhe vizionar në krye të Arsimit
Drejtori i Instituti për Paqe dhe Siguri, Burim Korqa, ka shprehur vlerësime të larta për Jeton Rexhepi, për të cilin pritet të marrë detyrën e Drejtorit të Arsimit në Gjilan.
Sipas Korqës, me zgjedhjen e Jeton Rexhepit në krye të Drejtorisë së Arsimit, qyteti nuk fiton vetëm një drejtues institucional, por një profesionist të dëshmuar, një vizionar dhe një njeri të përkushtuar ndaj dijes dhe brezave të rinj.
“Jeton Rexhepi përfaqëson profilin e liderit që arsimi e meriton, i përgatitur profesionalisht, me integritet të lartë, me përvojë dhe me vizion të qartë për zhvillimin e sistemit arsimor. Ai e kupton se arsimi nuk është vetëm administrim, por mision; nuk është vetëm detyrë, por përgjegjësi morale ndaj së ardhmes së qytetit”, ka theksuar Korqa.
Më tej, ai shton se Gjilani fiton një zë të fuqishëm për cilësinë në arsim, një mbështetës të palëkundur të mësimdhënësve dhe një aleat të sinqertë të nxënësve dhe prindërve.
Me qasje moderne, gatishmëri për reforma dhe besim në potencialin e të rinjve, Rexhepi pritet të sjellë energji të re, transparencë dhe standarde më të larta në arsimin lokal.
“Në një kohë kur arsimi kërkon udhëheqje të mençur dhe të guximshme, zgjedhja e Jeton Rexhepit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë komunitetin. Kur në krye vendosen profesionistë të vërtetë, fiton e gjithë shoqëria”, ka përfunduar Korqa.
Në fund, ai i ka uruar Jeton Rexhepit suksese në detyrën e re, që pritet ta marrë, duke e cilësuar këtë angazhim si një mision fisnik në shërbim të arsimit dhe së ardhmes së Gjilanit.

