Kosova nuk arriti të marrë fitoren e dytë në grup, duke barazuar pa gola ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, përkundër mbështetjes së madhe nga tifozët vendas.
Ndeshja nisi mirë për “Dardanët”, të cilët krijuan rastin më të mirë në minutën e 5-të, kur Vedat Muriqi nuk arriti të shënojë nga afërsia. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e baraspeshuar, me Slloveninë që mbajti më shumë topin, por pa rrezik serioz ndaj portës së Kosovës.
Kosova u përpoq të krijojë përmes kundërsulmeve, por mungoi finalizimi. Edhe zëvendësimet në pjesën e dytë nuk sollën ndryshim në rezultat.
Me këtë barazim, Kosova merr vetëm një pikë dhe lë pas një mundësi të mirë për të avancuar në renditje. Tifozët dhanë mbështetje të jashtëzakonshme deri në fund.
