Falënderues për ata e ato që kontribuan ndër shekuj për lirinë, e në veçanti për dëshmorët që dhanë jetën që ne sot ta gëzojmë këtë shtet të lirë.
Jetofshin të lumtur brezat në vazhdimësi, duke e ndërtuar edhe më mirë vendin ton, me drejtësi, dinjitet dhe solidaritet.
Në këtë ditë feste kombëtare, mendimi ynë shkon edhe për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në burg padrejtësisht.
Ata janë pjesë e historisë së lirisë sonë; sakrifica dhe kontributi i tyre për çlirimin e Kosovës nuk zhbëhen nga asnjë padrejtësi.
Besojmë fuqishëm në të vërtetën dhe në drejtësinë që, herët a vonë, do të triumfojë.
Sot, pikërisht në Prishtinë, me fillim nga ora 14:00, qytetarët mblidhen në protestë me moton “Marshi për Drejtësi”, për të ngritur zërin në mbështetje të tyre dhe për të kërkuar drejtësi të paanshme.
Kjo është një thirrje qytetare për respektimin e sakrificës, për të vërtetën historike dhe për dinjitetin e luftës çlirimtare.
Kosova feston sot, me krenari, kujtesë dhe shpresë të palëkundur për të ardhmen./dita24h.com/
