Kosova për herë të nëntë në Kupën Evropiane të Matematikës

 

Kosova do të marrë pjesë për herë të nëntë në Kupën Evropiane të Matematikës (EMC 2025), një garë prestigjioze ku deri më tani kanë marrë pjesë mbi 30 shtete dhe mbi 10,000 nxënës.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK), e cila thekson se në këtë ngjarje evropiane të dijes mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës nga klasat 9–12.

EMC 2025 do të zhvillohet më 20 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 10:00, në hapësirat e Fakulteteve Teknike të Universitetit të Prishtinës.

Afati i aplikimit është deri më 15 dhjetor 2025, kanë bërë të ditur drejtuesit e ShMK. Aplikimi mund të bëhet përmes linkut: https://forms.gle/ECR7xPjdbëe7U6HB7

Kosova, gjatë viteve të fundit, është bërë shumë aktive në garat ndërkombëtare të matematikës dhe vazhdimisht po shënon rritje dhe suksese të rëndësishme.

Shpërndaj me të tjerët