Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sonte (e premte) ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Pas fitores së madhe ndaj Suedisë, djemtë e Franco Fodas synojnë të vazhdojnë me një tjetër sukses për të forcuar pozitën në grup dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.
Në anën tjetër, Sllovenia e trajnerit Matjaz Kek vjen nga një humbje e thellë ndaj Zvicrës dhe do të kërkojë këndelljen në këtë takim.
Kosova do të jetë pa Amir Rrahmanin dhe Lumbardh Dellovën, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për lojë.
Aktualisht, Kosova renditet në vendin e dytë të Grupit B, ndërsa Sllovenia mban vendin e fundit, çka e bën këtë sfidë vendimtare për të dyja përfaqësueset.

