KQZ publikon përditësimin e fundit, LVV siguron 49.30% të votave, ja si renditen partitë e tjera

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 09”54, ku janë numëruar 902,601 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.15% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.53%.

Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë:

-Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 430,979 vota, që përbëjnë 49.29% të totalit të votave të numëruara.
-Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,640 vota ose 21.01%.
-Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,676 vota, që përfaqësojnë 13.57%.
-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,605 vota apo 5.67%.
-Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,823 vota, që përkthehen në 4.78%.
-NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,975 vota, ose 1.71%.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave.

 



 

Shpërndaj me të tjerët