KQZ vazhdon përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve!

 

KQZ ka filluar mbajtjen e programit dy-ditor të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Në trajnim po marrin pjesë anëtarë të KKZ-ve, zyrtarë të trajnimit dhe personel tjetër zgjedhor nga komunat ku do të zhvillohet votimi. Qëllimi i këtij programi është të forcojë kapacitetet profesionale dhe organizative të personelit zgjedhor, për një proces të drejtë, të rregullt dhe transparent.

Trajnimet fokusohen në: menaxhimin e materialeve zgjedhore dhe procesin e trajnimit; zbatimin korrekt të procedurave ligjore dhe teknike në vendvotime dhe qendrat e numërimit.

Realizimi i këtij programi mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

 

Shpërndaj me të tjerët