Kritikë gjuhësore: përdorimi i gabuar i trajtës “fëmiu”

 

Në gjuhën publike dhe në komunikimin e përditshëm, shpesh vërehet përdorimi i pasaktë i formës “fëmiu i tij ose fëmiu i saj”. Kjo trajtë haset madje edhe në ligjërimet e politikanëve, gazetarëve, këngëtarëve, analistëve, mësuesve, psikologëve dhe profesionistëve të tjerë.

Në fakt, forma “fëmiu” është e gabuar, sepse nuk përputhet me sistemin morfologjik të gjuhës shqipe.

Trajta e drejtë është “fëmija”, e cila përdoret në varësi të rasës dhe numrit, sipas kontekstit të fjalisë.

Trajtat e sakta të emrit “fëmijë”:

• Njëjës: “fëmijë”, “fëmijës”, “fëmijën”, “fëmija”;

• Shumës: “fëmijë”, “fëmijëve”, “fëmijët”.

Shembuj të përdorimit të drejtë:

1. Fëmija triumfoi në garat e diturisë.

2. Fëmijës i erdhi babai nga kurbeti.

3. Dhurata e tij e lumturoi fëmijën.

4. Fëmijëve u ndriti gazi në fytyrë.

5. U gëzuan fëmijët.

Fjala “fëmijë” është emër i gjinisë mashkullore dhe ruan të njëjtën trajtë si në njëjës, ashtu edhe në shumës. Ky emër i përket fushës leksikore që lidhet me moshën e hershme të njeriut dhe përdoret gjerësisht në diskursin familjar, arsimor dhe shoqëror.

Përfundim

Gabime të tilla, ndonëse të zakonshme në ligjërimin publik, duhen shmangur në përdorimin standard të shqipes. Përdorimi i drejtë i trajtave të emrave nuk është vetëm çështje formale, por edhe shenjë nderimi ndaj gjuhës amtare dhe kulturës kombëtare.

Mentor HAJRIZI

Ligjërues dhe redaktor gjuhësor

 

 

Shpërndaj me të tjerët