Kryetari Alban Hyseni priti kampionët e KB Dritës

Kryetari Alban Hyseni priti kampionët e KB Dritës për t’ua uruar Kupën në Ligën e Parë të Basketbollit

Pas fitores bindëse të KB Drita ndaj KB Prizreni me rezultat 106:88 dhe fitimit të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë të Basketbollit, kryetari i Komuna e Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim përfaqësuesit e klubit për t’iu uruar këtë sukses të rëndësishëm.

Kryetari Hyseni tha se me kënaqësi të veçantë ka pritur kampionët e KB Dritës, duke e cilësuar triumfin si plotësisht të merituar dhe fryt të një pune të vazhdueshme.

“Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të madh të lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit”, theksoi Hyseni.

Ai shtoi se ky titull i bën krenarë të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe shprehu besimin se KB Drita do të rikthehet së shpejti aty ku e ka vendin, në Superligën e Kosovës, për të vazhduar me suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Vlen të theksohet se kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, ka qenë më parë edhe lojtar aktiv i KB Dritës, duke e bërë këtë sukses edhe më domethënës për të në aspektin personal dhe sportiv.

Shpërndaj me të tjerët