Kryetari Hyseni dhe artisti Koki Surle shpërndajnë dhurata për fëmijë

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me artistin Koki Surle, kanë shpërndarë dhurata për fëmijë me rastin e festave të fundvitit.

Me këtë rast, Hyseni ka theksuar se fëmijët janë ata që i japin hijeshi festave të fundvitit dhe se kjo nismë kishte për qëllim t’ua bëjë edhe më të gëzueshme këto ditë festive.

Ai tha se dhuratat u ndanë për të shënuar këtë periudhë dhe për të sjellë gëzim te më të vegjlit.

Sipas tij, iniciativa u realizua nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me artistin Koki Surle, i cili së bashku me bashkatdhetarët kontribuoi në grumbullimin e fondeve për këtë aktivitet.

Në fund, kryetari Hyseni u uroi të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre festa të gëzuara, me shëndet, dashuri dhe gëzim.

 

Shpërndaj me të tjerët