Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur dëgjimin publik të dytë dhe të fundit për këtë vit, në prag të përmbylljes së vitit kalendarik.
Gjatë këtij takimi të hapur me qytetarët, kryetari Hyseni ka prezantuar raportin njëvjeçar të punës, duke diskutuar njëkohësisht për sfidat, arritjet dhe prioritetet për të ardhmen e komunës së Gjilanit.
Ai theksoi se ky dëgjim publik në fundvit përfaqëson një reflektim të përbashkët mbi punën e bërë, si dhe një zotim të qartë për angazhim të vazhdueshëm institucional, me theks të veçantë në transparencë, përgjegjësi dhe qeverisje të bazuar në nevojat reale të qytetarëve.
Në përmbyllje, kryetari Hyseni falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen aktive, mendimet dhe kontributin e dhënë, duke nënvizuar se viti po mbyllet me dialog, ndërsa viti i ri nis me më shumë përgjegjësi dhe vizion për një Gjilan edhe më të mirë.

