Kryetari Hyseni, priti drejtorin e OSBE-së në rajonin e Gjilanit

 

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim drejtorin e OSBE-së në rajonin e Gjilanit, e Igli Totozanin, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u diskutua lidhur mes situatën aktuale në Komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve lokale, rizgjedhjes së kryetarit Alban Hysenit, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të ardhmen.

I pari i Gjilanit e njoftoi mysafirin për aktualitetin në komunë situatën njoftoi drejtorin e OSBE-së në rajonin e Gjilanit, lidhur me situatën aktuale pas zgjedhore dhe rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit.

Kryetari Hyseni, e falënderoi drejtorin Totozani, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së duke premtuar thellimin e bashkëpunimit.

Drejtori i OSBE-së në rajonin e Gjilanit, Igli Totozani, e uroj kryetarin Alban Hyseni, për marrjen e mandatit të dytë si kryetar i komunës.

Ai shprehu gatishmërinë për mbështetje për Komunën e Gjilanit.

Derisa ka përcjellë edhe urimet e përzemërta nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerart McGurk, i cili në ndër tjerash e ka përgëzuar kryetarin Alban Hyseni për besimin e rifituar nga gjilanasit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët