Qytetarët e Gjilanit do të ndihen më të sigurtë, pasi Komuna thotë se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e qenve endacakë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se ky problem, i cili për vite ka shqetësuar qytetarët, tashmë po menaxhohet përmes strehimores komunale.
“Përmes strehimores po kujdesemi që kafshët të trajtohen me dinjitet, të kenë kujdesin e nevojshëm dhe qytetarët tanë të ndihen më të sigurt në çdo lagje. Bashkë për sigurinë e qytetarëve dhe për mirëqenien e kafshëve”, ka shkruar Hyseni në faqen zyrtare të Komunës.