Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin, kanë mirëpritur një grup motoristësh nga Zvicra që tradicionalisht vizitojnë qytetin e Gjilanit çdo vit.
“Ishte një ndejë fantastike dhe me atmosferë miqësore me motoristët zviceranë që ndër vite vijnë për vizitë në qytetin tonë. Ishte kënaqësi t’i pres dhe t’iu tregoj për bukuritë e Gjilanit dhe energjinë që e përcjell në çdo rrugë,” ka thënë kryetari Hyseni.
Ai theksoi se Gjilani është një shtëpi e hapur për të gjithë vizitorët, duke vlerësuar faktin që qyteti po bëhet çdo vit një destinacion gjithnjë e më i dashur për turistët ndërkombëtarë.