Kryetari Hyseni viziton Palestrën Sportive, ku po investohen 2.7 milionë euro

 

Punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve “Bashkim Selishta” – Petriti në Gjilan po vazhdojnë me intensitet të lartë që nga 20 janari i këtij viti, kur edhe kanë filluar zyrtarisht.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot këtë objekt sportiv për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

 Ai ka ndarë edhe disa fotografi nga terreni, duke shkruar:

“Përshëndetje nga Palestra Sportive ‘Bashkim Selishta’.”

Ky investim i rëndësishëm, në vlerë prej 2.7 milionë eurosh, pritet ta kthejë palestrën në një qendër moderne sportive, pas më shumë se një dekade në gjendje të mjerueshme.

Përfundimi i punimeve do të mundësojë që sportistët dhe të rinjtë e Gjilanit të kenë kushte dinjitoze për ushtrime dhe gara, duke e rikthyer këtë hapësirë si një nga simbolet e sportit qytetar.

 

 

Shpërndaj me të tjerët