Kryetari Hyseni viziton zjarrfikësit dhe kompaninë “Ceni Company” në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikësve dhe kompaninë ndërtimore “Ceni Company”.

Gjatë vizitës te zjarrfikësit, kryetari Hyseni është njoftuar nga afër me punën e përditshme të këtij ekipi, me pajisjet e reja që kanë në dispozicion dhe me aneksin e ri të objektit, që ka përmirësuar kushtet e tyre të punës. Ai ka falënderuar zjarrfikësit për përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve, shpesh në situata me rrezik për jetën.

Në këtë rast, është vlerësuar edhe donacioni i pompave nga mërgimtari Fatos Kadriu nga Zhegra, me banim në Zvicër, si ndihmë e çmuar për njësinë e zjarrfikësve.

Vizitat në terren vazhduan në kompaninë “Ceni Company”, e cila vepron në fushën e ndërtimit dhe prodhimit të dyerve, dritareve, strukturave metalike dhe skeleve.
Në takim me drejtuesit e kompanisë, u diskutua për ecurinë e punëve, sfidat dhe planet për zhvillim të mëtejshëm.

Kryetari Hyseni vlerësoi punën e kësaj kompanie si shembull të përkushtimit dhe cilësisë, që kontribuon ndjeshëm në zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

 

Shpërndaj me të tjerët