Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka zhvilluar një agjendë të ngjeshur takimesh me qytetarë në disa lokalitete të komunës.
Në Velekincë, Hyseni u takua me banorët e fshatit, ku ishte i pranishëm edhe asamblisti i zgjedhur, Fadil Ademi. Ai falënderoi banorët për përkrahjen dhe foli për projektet e planifikuara që, sipas tij, do të sjellin zhvillim dhe përparim për Gjilanin.
>“Gjilani është në rrugë të mbarë dhe këtë rrugëtim të mrekullueshëm do ta bëjmë bashkë edhe gjatë mandatit të ardhshëm,” tha Hyseni, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e Velekincës.
Entuziazëm i madh u shënua edhe në takimin e mbajtur në Bresalc, ku Hyseni u prit nga banorët me energji e përkrahje të dukshme. Ai tha se projektet e nisura do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm dhe falënderoi qytetarët për besimin e dhënë.
Në vazhdim të ditës, kryetari Hyseni mori pjesë edhe në një takim me gratë dhe vajzat e Gjilanit, ku, siç u theksua, u dëshmua përkushtimi i tyre ndaj vlerave dhe vizionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
“Gratë dhe vajzat e Gjilanit kanë qenë gjithmonë shtyllë e fortë e Lëvizjes sonë dhe mbështetëse të palëkundura të një qyteti më gjithëpërfshirës,” u shpreh Hyseni.


Mesazhi juaj u dërgua

