Kryetari i Gjilanit me mesazh për qytetarët nga stadiumi në ndërtim

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u është drejtuar qytetarëve të tij përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, të shoqëruar me disa fotografi nga punimet në Stadiumin e Qytetit.

“MIRËDITA GILAN “ 

“Ju urojmë një fundjavë të këndshme me këto pamje nga punimet në Stadiumin e Qytetit ”, ka shkruar ai, duke e mbyllur mesazhin #përGjilaninqëdua.

Stadiumi i Qytetit është një nga projektet më të përfolura infrastrukturore në komunë, dhe postimet e rregullta nga terreni po shërbejnë si formë komunikimi dhe transparence me qytetarët.

 

 

Shpërndaj me të tjerët