Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka njoftuar përmes një video-inçizimi se në ditët në vijim do të prezantohen projektet dhe planet e tij për mandatin e dytë katërvjeçar.
Në postimin e publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka theksuar se gjatë 10 ditëve të ardhshme do të bëhet prezantimi i planeve për katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.
Sipas tij, mandati i ri që pritet të nisë pas 9 nëntorit do të bazohet në tri shtylla kryesore: qytet i zhvilluar, komunë për të gjithë dhe për Gjilanin e të ardhmes.
Në fund të mesazhit, kryetari ka shtuar se qëllimi është vazhdimi i punëve të mëdha dhe transformimi i mëtejshëm i qytetit.
Siç dihet tashmë, sipas KQZ, komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh, ku kryetari aktual Alban Hyseni(LVV), do të përballet me Arbër Ismajlin nga radhët e LDK
