Kryetari i Gjilanit viziton shoqatën kulturore shqiptare në Turqi

 

Në kuadër të vizitës  në Turqi, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka vizituar Shoqatën Kulturore dhe Humanitare për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku është pritur nga bashkëvendasit tanë.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme të takojmë bashkëkombësit tanë në këtë shoqatë, e cila luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar”, tha Hyseni gjatë këtij takimi të përzemërt.

Në këtë vizitë, kryetari ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Bajram Mavriqi dhe Albert Selishta, ndërsa delegacionin e priti kryetari i shoqatës, z. Recep Gündüz.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në mërgatë dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës në mbështetjen e atdheut.

Nga Komuna e Gjilanit u shprehën falënderime të veçanta për mikpritjen, respektin dhe nderin e treguar nga shoqata gjatë këtij takimi.

 

Shpërndaj me të tjerët