Kryetari vazhdon vizitat në biznese lokale, ndalet te “Omeri Glass”

 

Gjatë vizitave në bizneset e qytetit të Gjilanit, kryetari është ndalur edhe te kompania “Omeri Glass”, ku u prit nga Flamur Sejdiu.

Ky biznes familjar tash e 43 vjet merret me prodhimin e gilinderave, dush-kabinave, mbulojave dhe shumë produkteve të tjera cilësore prej qelqi.

Flamuri dhe babai i tij, me përkushtim e profesionalizëm, kanë ndërtuar një traditë të qëndrueshme pune, që sot përfaqëson një shembull të mirë të zhvillimit vendor dhe të mbështetjes së ekonomisë lokale.

Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare, kryetari Hyseni.

Kryetari, përmes këtyre vizitave, po vazhdon të njihet nga afër me punën dhe nevojat e bizneseve të qytetit, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes për prodhuesit dhe ndërmarrjet që kontribuojnë në punësim dhe zhvillim ekonomik.

 

Shpërndaj me të tjerët