Ministria e Shëndetësisë, bazuar në vlerësimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka nxjerrë udhëzime për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta, nga data 22 deri më 25 korrik 2025.
Sipas njoftimit, institucionet publike dhe private ftohen të ndërmarrin masa mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të ndikimeve të rrezikshme të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve, sidomos tek grupet më të ndjeshme, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, pinëtorët në ambiente të hapura apo me temperatura të larta
Ministria apelon që këto rekomandime të respektohen me përpikëri, në mënyrë që të shmangen pasojat shëndetësore gjatë këtij kulmi të vapës.