Kundërshtarët e mundshëm të Dritës në play-off të Ligës së Konferencës

 

Pavarësisht humbjes së “ëmbël”  prej 3 me 0 nga Vallecano, Drita falë 8 pikëve që kishte tubuar më herët ka siguruar  kalimin në 1/16 e këtij kompeticion

Si do të zhvillohet shorti i fazës eliminatore (play-off) i Ligës së Konferencës? 

Fazat eliminatore përcaktohen me anë të një shorti të zhvilluar në përputhje me parimet e mëposhtme:

  1. Klubet çiftëzohen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte të renditura (klubet në pozicionet 9 dhe 10, 11 dhe 12, 13 dhe 14, dhe 15 dhe 16) dhe katër çifte të pa renditura (pozicionet 17 dhe 18, 19 dhe 20, 21 dhe 22, dhe 23 dhe 24).
  2. Klubet në secilën çift të renditur shortohen në fazën eliminatore, kundër klubeve në secilën çift të pa renditur: klubet 9 ose 10 kundër klubeve 23 ose 24, klubet 11 ose 12 kundër klubeve 21 ose 22, klubet 13 ose 14 kundër klubeve 19 ose 20, dhe klubet 15 ose 16 kundër klubeve 17 ose 18.

Në fazën tjetër, Drita, e cila është e pozicionuar në pozitën e 20 sipas këtij shorti  mund të luaj kundër Celjes ( pozita 13)  ose me AZ Alkmaar (pozita 14)

Por,  zyrtarisht Drita  do ta mësojë kundërshtarin e saj më 16 janar,  kur do të hidhet shorti i UEFA Conference League.

Ndeshjet do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt.

 

Shpërndaj me të tjerët