Dëlira Berisha, nxënëse që ndjek mësimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton bashkë me familjen e saj, ka mahnitur me veshjen e saj kombëtare.
Prindërit e Dëlirës janë nga Gjilani, të cilët kohë më parë kanë migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë kanë ndërtuar jetën dhe punën e tyre.
Si nxënëse e dalluar, Dëlira kishte fituar të drejtën që për një javë të ndjekë mësimet pa uniformë shkollore.
Në ditën e fundit, ajo zgjodhi të shpalosë krenarinë kombëtare, duke veshur një fanellë të kuqe me shqiponjën dykrenare të zezë në mes.
“Ne e prisnim pas orarit në dhomën e pritjes së shkollës”, kanë treguar familjarët e saj.
Fjalët e para të Dëlirës ishin plot gëzim:
“Të gjithë nxënësit ma kanë pëlqyer veshjen!”
Madje, edhe mësuesi amerikan e kishte pyetur: “Are you Albanian?”, gjë që e kishte bërë Dëlirën jashtëzakonisht të lumtur, pasi simboli kombëtar ishte njohur dhe vlerësuar edhe larg atdheut.

