KV Drita, 4 fitore nga 4 ndeshje në Superligë!

KV Drita, meshkujt vazhdon serinë e jashtëzakonshme fituese në Superligën e Kosovës në volejboll. Sonte, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, “bardhekaltërtit” triumfuan bindshëm ndaj KV Vëllaznimi me rezultat 3–0 në sete.

Me këtë fitore, Drita regjistron 4 fitore nga 4 ndeshje të zhvilluara, duke treguar karakter, forcë dhe bashkim të skuadrës.

Trajneri dhe lojtarët kanë besim se rrugëtimi vazhdon, dhe Drita synon të mbajë ritmin e lartë, duke shkëlqyer në Superligë dhe duke sjellë emocione të forta për tifozët.

 

Shpërndaj me të tjerët